‘Paradoksi i Surrelit’: Rama lëshon Lulon për 100 mijë euro, por mban Lindën për 100 milion

Sot vetingu shkarkoj një gjyqtar. Lajm i mirë. Arsyeja e shkarkimit ishte se nuk justifikonte dot 100 mijë dollarë, megjithëse ai tha se ia kishte ‘falur’ motra.

Por ky shkarkim sjell edhe një precedent tjetër.

A do ta shkarkojë vallë Edvin Rama edhe Linda Ramën, që ka deklaruar në 2013 se i ka falë e motra 100 milionë për bunkerin e ndërtuar në Surrel?

Kryeministri Edi Rama duhet tu tregojë shqiptarëve se si mund të merret një hua prej 100,000 milion lekësh pa interes?

A mos është kjo një dhuratë?

Kush është bujari anonim qe ka paguar 100 mln dhe për çfarë i ka paguar?

Dhe së fundi, në sa thasë i mbani ju dhe gruaja juaj 100 milion lekë z.Rama nëse nuk i keni në bankë?