FOTO/ Këta janë grabitësit e rrezikshëm të Fierit, 2 vëllezërit pukianë: njeri në spital, tjetri në kërkim me kunatin

Vëllezërit Arben dhe Ardi Muça, dy nga autorët që tentuan të grabisnin banesën në Fier, ku pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, një prej tyre mbeti i plagosur, tjetri u arratis. Dy vëllezërit morën pjesë në grabitje bashkë me kunatin e tyre dhe me një tjetër person.

Po ashtu mësohet se Arben dhe Ardi Muça, kishin lindur në Pukë, ndërsa banesën e prindërve e kishin në Ndroq. Arben Muça (në foton e dytë) i aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai është në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier

37-vjeçari i plagosur pavarësisht se deklaroi për policinë që jetonte në Ndoq, ai ishte transferuar në Durrës bashkë më gruan dhe fëmijët.

‘BW’ ka siguruar edhe një video nga shtëpia e prindërve në Ndroq, në të cilin nuk banon njeri.

1. Ardi Muça, në kërkim nga policia.

2. Arben Muça, i plagosuri