Tjetër ndryshim në administratën Trump

Presidenti Trump ka zëvendësuar Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, H R McMaster me John Bolton, ish këshilltarin e mbrojtjes së epokës Bush.

Në një postim në Twitter, Presidenti amerikan tha se ishte mirënjohës për shërbimin e z. McMaster dhe shtoi se ai kishte bërë një "punë të jashtëzakonshme".