Vasili: Komedi e zezë e Ramës me Shkodrën, po pret të flasë kur të bien ujërat

Petrit Vasili i LSI e sheh si një turp atë "komedi të zezë" që qeverija Rama po luan me Shkodrën, në kushtet kur mijëra njerëz janë të rrezikuar dhe mbi 4 mijë ha tokë,të përmbytura.

"Shkodra po perjeton nje moment shume te veshtire dhe mijra hektare toke jane permbytur dhe mijra familje jane te rrezikuara, - shkruan Vasili në Fb.-  Kryeministri as qe ka shkelur dhe as flet asnje fjale per kete situate kritike.

Ky Kryeminister qe vite me pare ne permbytjet e 2010 -11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojen e ka lidhur kembet dhe as flet per Shkodren e as shkon ne Shkoder.

Pret kryeministri qe natyra te qetesohet ujrat te fillojne te bien vete dhe ky pastaj te dale e te recitoje te njejten idiotesi "qe ne menaxhuam krizen si asnje here ne keto 25 vjet".

Fakti eshte qe Shkodren e ka lene ne meshire te fatit.Personat qesharake te qeverise ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit nuk jane menaxhuesit e permbytjes por komedia e zeze e qeverisjes me Shkodren. Shqiptaret jane pa drejtim, "përfundon Vasili.