Berisha: Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Novruzit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një urim qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

"Tëe dashur miq, sot bektashinjtë dhe së bashku me ta të gjithë myslimanët shqiptarë, - shkruan Berisha në Fb, - festojnë Sulltan Novruzin, ditën e lindjes së Imam Aliut, ditën e ringjalljes dhe shpresës për një të ardhme të re, më të mirë.

Ndaj dhe le t’ju urojmë ne së bashku nga zemra të gjithë bektashinjve shqiptarë kudo që janë; Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Novruzit!" thuhet në përfundim.