‘Sinani’ i serialit turk ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ ndryshim drastik në pamje

Seriali turk “Shtëpiake të dëshpëruara” ka qenë një nga serialet më të pëlqyera turke, për shkak të tematikës që trajton dhe personazheve komikë që e bëjnë atë mjaft tërheqës.

Një nga personazhet kryesor të tij ishte ‘Jasemin’, e martuar me  ‘Sinanin’, me të cilin kishte edhe një djalë.

Që pas përfundimit të serialit ky aktor ka pësuar ndryshime drastike në pamjen e tij.

Thinjat në kokën e 45-vjeçarit janë shtuar së tepërmi dhe aktori ka vendosur të zgjasë mjekrën.

Emri i tij i vërtetë është Sehat Tutumluer dhe karrierën e ka përqendruar më shumë tek shfaqjet teatrale, duke u larguar kështu nga serialet, shkruan revistawho.