Kriza, presidenti sllovak miraton qeverinë e re...

Presidenti sllovak, Andrej Kiska njoftoi sot se ka miratuar qeverinë e re të Peter Pellegrini, paraardhësi i të cilit Robert Fico ishte dorëhequr për shkak të një krize politike të shkaktuar nga vrasja e një gazetari që kishte zhvilluar një hetim mbi korrupsionin.

“Vendosa të emëroj nesër Pellegrini-n në postin e kryeministrit dhe se do të pranoj propozimin e tij për emërimin e anëtarëve të qeverisë së re”, deklaroi për gazetarët Kiska.

Presidenti sllovak kishte refuzuar dje një listë të parë të paraqitur nga Pellegrini.