Trump-Macron: Rusia të japë llogari për helmimin e Skripal

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike, theksuan sot nevojën për t’i kërkuar llogari Rusisë mbi helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal në Britani të Madhe.

“Presidentët ritheksuan solidaritetin e tyre me Britaninë e Madhe pas përdorimit nga Rusia të armëve kimike kundër individëve në territorin britanik”, thuhet në një tekst të publikuar nga ekzekutivi amerikan.

“Ata ranë dakord mbi nevojën për të marrë masa që Moska të japë llogari”, sipas transkriptimit të telefonatës.