FOTO/ Chelsea gjen zëvendësuesin e Courtois

Klubi londinez i Chelseat ka gjetur zëvendësuesin e Thibaut Courtois.

Sipas mediave angleze, londinezët janë pranë transferimit të portierit të Leipzigut, Peter Gulacsi.

“ESPN” raporton që Chelsea ka përgatitur ofertën për portierin e ardhshëm dhe së shpejti pritet të bëjnë kontaktet e para për të.

Për shërbimin e Gulacsi janë të interesuar edhe Atletico Madrid, pasi që gjatë verës nga klubi madrilen pritet të largohet Jan Oblak.