Demarkacioni/ Isa Mustafa: Hap i madh përpara, LDK parti që mbron interesat e...
Pas votimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar duke thënë se kjo i hap rrugën shumë proceseve.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LDK duke e bërë të mundshëm një hap të tillë, dëshmori se është parti që i mbron vetëm interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Komenti i tij i plotë:
Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën.
LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Urime!