VIDEO/ Përplasen dy anije, kontenierët përfundojnë në det...
Dy anije gjigante u përplasen në një port, ku nga goditjet e forta kontejnerët me mallra ranë në ujë.
Përplasja ka ndodhur në portin Karaçi në Pakistan, i cili ka ndalur përkohësisht punën, pasi dy anijet transportuese u përplasën.
Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet një anije transportuese e madhe që po ankorohet ndërsa anija tjetër ishte ankoruar pranë dhe nga goditja të gjithë kontejnerët e mëdhenj u rrëzuan në det.
Raportohet se ishte anija gjermane e kompanisë Hapag-Lloyd, e cila u përplas me anijen e ankoruar në port, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te kjo përplasje.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, por sipas raporteve, njëzet e një kontejnerë të anijeve ra në oqean, ndërsa punonjësit e portit shikojnë skenën të habitur.