Gaz lotsjellës për të katërtën herë në Kuvend, shtyhet sërish seanca

Për katërtën herë me radhë, ditën e sotme është hedhur gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.

Me këtë rast, deputetët kanë nisur të dalin nga salla ku pritej të mbahej seanca.  

Gazi nga Lëvizja Vetëvendosje është hedhur për ta kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit, që sipas kalendarit të Kuvendit, është planifikuar të votohet sot.

Ndërkohë, policia tashmë ka arrestuar disa deputetë të këtij subjekti. Këtë herë dyshohet se gazin e ka hedhur deputeti Valon Ramadani, raporton “Zeri”.