VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, gruaja sulmon me grushta shoferin e autobusit

Një grua që goditi një shofer të autobusi në Brisbane është duke u kërkuar nga policia.

Pamjet e kamerës së sigurisë tregojnë momentin kur gruaja godet në fytyrë shoferin, ndërsa policia i ka publikuar për të ndihmuar në identifikimin e gruas.

Policia tha se në dhjetor dy gra hipën në një autobus në Spring Hill dhe debatuan me shoferin për rreth 45 sekonda përpara se të dilnin.

Shoferi hapi derën e autobuzin që gratë të zbrisnin por njëra u kthye dhe debatoi me të duke e sulmuar dhe me grushta në kokë.