VIDEO/ Përmbytjet në Shkodër, administratori: Banorët të izoluar, deklarata e Mesit, çnjerëzore

Situata në qarkun e Shkodrës vijon të jetë alarmante. Shumë njësi administrative janë nën ujë, ndërsa banorët janë të izoluar dhe pa ujë të pijshëm.

Pas deklaratës së Zv/Kryeministres, Senida Mesi, e cila ka thënë se nuk do ketë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, pasi ministria e Mbrojtjes dhe ushtria kanë ndihmuar banorët, ka reaguar administratori i njësisë në Dajç, Gjovalin Darragjati, shkruan faxweb.

Darragjati ka thënë se kjo deklaratë është çnjerëzore, pasi argjinaturat janë të dëmtuara dhe shumë zona vijojnë të mbeten të bllokuara.

“Situata kritike, banorët janë të izoluar dhe pa ujë të pijshëm dhe fëmijët pa shkollë. Deklarata e zv kryeministres Mesi nuk është njerëzore, çfarë presin për të shpallur gjendjen e emergjencës. Jemi në ditën më të keqe dhe janë dëmtuar argjinaturat. Mesazhi im për qeverinë , trajtojini këto njerëz si shqiptarë,”-ka thënë Darragjati.