Basha i përgjigjet Xhafajt: Po vendos prokurorinë në tutelë, ndiq gjurmët e Edit dhe Olsit

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas letrës së këtij të fundit për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të marrë dëshminë e tij dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.

‘Kjo deklaratë, letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafës, është vendosja de jure e prokurorisë nën tutelën e qeverisë.

Informacioni më i sigurtë është prokuroria. Të hetojë dhe gjenden gjurmët e kokainës.

Informacioni i dukshëm që mund të jap unë është që prokuroria të gjurmojë Olsi dhe Edi Ramën’, tha Basha.