Gattuso gati të rinovojë, Milani i 10-fishon pagën

Javën e ardhshme Gennaro Gattuso mund të rinovojë kontratën me Milanin, para ndeshjes ndaj Juventusit.

Në nëntor ish-mesfushori zëvendësoi Vincenzo Montella në stolin e kuqezinjve, por tashmë pas disa muajsh ai ka ndërtuar një grup të mirë lojtarët që po synojnë vendin e katërt që do të thotë pjesëmarrje sezonin e ardhshëm në Champions Leagues, shkruan SYRI.net.

Gattuso përfiton pagën më të ulët në Serie A, 120 mijë euro në sezon dhe në këtë mënyrë klubi kuqezi është i detyruar që të nënshkruajë kontratën e re.

“Gazzetta dello Sport” raporton se drejtori i përgjithshëm, Marco Fassone duhet të ulet me Gattuson javën e ardhshme, ndoshta të enjten, për të rënë dakord për marrëveshjen e re.

Ringhio do të nënshkruajë deri në vitin 2020, me pagën e tij që do të rritet dhjetë herë në rreth 1.2 milion euro për sezonin.

/ SYRI.net /