FOTO/ Kalinicc në shitje, Milani do ta zëvendësojë me sulmuesin e klubit të Serie A

Milan do të bëjë ndryshime në sulm, pas përfundimit të këtij sezoni.

Nikola Kalinicc do të nxirret në shitje nga kuqezinjtë pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi kroat nuk ka shfaqur formë të mirë pas transferimit në “San Siro” nga Fiorentina në verën e vitit të kaluar.

Mediat italiane raportojnë se Kalinicc do të shitet pas këtij sezoni. Në vend të tij në Milano pritet të mbërrijë një prej top sulmuesve nga Serie A.

Milan ka ringjallur interesimin për transferimin e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.