Dokumenti/ Dekorohet e ëma e Edi Ramës

Aneta Rama, e ëma e kryeministrit të vendit Edi Rama është dekoruar sot me urdhrin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Stomatologut.

Vendimi nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Stomatologut u mor më 16 mars të këtij viti me motivacionin “kontribut i veçantë në themelimin e stomatologjisë shqiptare”.

Ky titull iu akordua Dr. Aneta Ramës me rastin e 100 vjetorit të klinikës së parë dentare në qytetin e Vlorës.