Meta jep plotfuqinë, ndryshon grupi negociator në bisedime ne Greqinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë pasditen e djeshme plotfuqinë për të nisur negociatat me Greqinë për të ndarë detin.

Pas këtij lajmi, sot është bërë e ditur se ka ndryshuar edhe grupi negociator i propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Grupit negociator mësohet se i është shtuar edhe juristi, Ksenofon Kristafi. Ky i fundit është i njohur në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare.

Në grupin negociator të qeverisë së Edi Ramës, bën pjesë edhe Artur Meçollari, i përjashtuar nga ushtria në vitin 2012 për dyshime spiunazhi.

Opozita e ka akuzuar ashpër Ramën dhe Meçollarin, në lihje me praninën e këtij të fundit në këtë grup negociator që do të përcaktojë pasuritë e Shqipërisë në lidhje me Greqinë.