Detajet/ Itali, ja si u qëllua në kokë 66-vjeçari shqiptar…

Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një fermë në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggias, ku u gjet i plagosur me plumb në kokë 66-vjeçari shqiptar, Mustafi Hasi.

Mediat italiane raportojnë se nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është qëlluar në kokë me një pistoletë të kalibrit 7.65, ndërsa do t’I nënshtrohet një operacioni delikat për nxjerrjen e plumbit.

66-vjeçari u gjet i plagosur nga sipërmarrësi i fermës, i cili njoftoi policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet, ndërsa ka pyetur disa dhjetra banorë të fshatit për të mësuar mbi ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur plagosja.