Itali, qëllohet me armë zjarri në kokë shqiptari, emri

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në një fermën në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggi.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa mediat italiane raportojnë se i plagosuri është 66 vjeccari Mustaf Hasi.

Gjendja shëndetësore e shqiptarit paraqitet e rëndë, pasi ai është qëlluar në kokë.

Pronari i fermës ku ndodhi ngjarja lajmëroi menjëherë policinë sapo dëgjoi të shtënat me armë dhe konstatoi shqiptarin e shtrirë përtokë.

Policia italiane është duke hetuar mbi këtë rast dhe po merr në pyetje banorët e zonës ku ndodhi plagosja.

Për momentin nuk ka ende asnjë pistë hetimi rreth shkaqeve të mundshme të kësaj ngjarje.