VIDEO/ Thyhen rekordin e shpejtësisë, ja çfarë i ndodh drejtuesit të Audi R8…

Një 39 vjeçar u arrestua nga policia spanjolle pasi po drejtonte automjetin me një shpejtësi mbi 186 km në orë, duke thyer rekordin e shpejtësisë në Spanjë.

Pamjet tronditëse janë filmuar nga vetë drejtuesi i mjetit që po zhvillonte një garë të paligjshme me një tjetër automjet, drejtuesi i së cilës është shpallur në kërkim.

39 vjeçari drejtonte një makinë tip Audi R8. Ai pritet të përballet me gjykatën e cila mund t’I pezullojë lejen e drejtimit për 6 vjet dhe t’I japë një dënim me dy vite burg.

39 vjeçari u ndalua në autostradën M50 pranë Boadilla del Monte, në Madrid.

Mbi të rëndon akuza e krimit të sigurisë rrugore.