Zbulon se lëkura e sediljeve tek Mercedes-i ishte false, ja çfarë bën biznesmeni

Një biznesmen britanik bleu një Mercedes të ri E-Class për 32.600 sterlina. Por nisi të kishte dyshime për cilësinë e lëkurës së sediljeve.

Sipas Daily Mail, ai e dërgoi një mostër për testim dhe zbuloi se një pjesë e lëkurës nuk ishte e vërtetë, por false.

Pas testimeve në laborator, ai mori një dëmshpërblim të plotë. Me paratë e marra, bleu një Audi A7, me sedilje të vërteta lëkure.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Mercedes tha se ekziston mundësia që pjesë të lëkurës së sediljeve të jenë material sintetik.