VIDEO/ Shkarkimet e HEC-eve të Drinit që po përmbysin zonat e Shkodrës

Uji që vjen nga shkarkimi i HEC-eve të Drinit vijon të rëndojë gjendjen e përmbytjeve në Shkodër. Për shkak të reshjeve, rritet niveli i ujit në hidrocentrale dhe aplikohet shkarkimi.

Moti i ditëve në vijim nuk pritet të përmirësojë situatën. Sipas IGJEUM, edhe nesër do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit Drin-Buna duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Gjatë 24 orëve në vijim në Shkodër priten edhe reshje intensive.