VIDEO-FOTO/ Moti i keq sjell viktima në Vlorë, humb jetën kalimtari

Moti i keq që përfshiu Vlorën sot, ka lënë edhe pasoja në njerëz.

Një person humbi jetën pasi i ka rënë vetrata e xhamit nga kati i dytë në kokë.

Nga raportimet e para mësohet se personi ka qenë duke kaluar rrugën kur i ra vetrata e xhamit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘28 Nëntori’, pranë Kishës Ortodokse.

Policia thotë se vetrata u shkëput për shkak të erës së fortë. Viktima quhet Ramadan Kaçi, 67 vjeç.

Policia u bën thirrje banorëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes.