Basha nga Lezha: Të gjithë të barabartë para ligjit, jo drejtësi selektive

Përfundon takimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha me strukturat e PD-së në Lezhë.

Basha tha se shpreson që kryebashkiaku Frrokaj të jetë i pafajshëm dhe se PD-ja kërkon hetim të paanshëm, jopolitik dhe profesional.

Mesazhi i Bashës qe i qartë: PD-ja kërkon zbatimin e standardit, të gjithë të barabartë para ligjit dhe theksoi se është e rëndësishme të mos ketë drejtësi selektive, në funksion të nje axhende politike të caktuar.