Helmimi i spiunit, Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë: Të ikin brenda një jave!

Rusia do të dëbojë 23 diplomatë britanikë në kulmin e tensioneve për sulmin me agjent nervor të një ish-spiuni dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe, njofton BBC, citon Syri.net.

Ky veprim vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diplomatë rusë, që u urdhëruan të largoheshin, pas incidentit në Salisbury për të cilin qeveria britanike fajësoi Rusinë.

Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të cituar nga AFP tha se stafi diplomatik britanik duhet të dëbohej brenda një jave! Po ashtu, British Council duhej të ndërpriste aktivitetin e tij në Rusi.

Ky lajm i fundit është duke u përditësuar nga BBC dhe shumë dtaje do të publikohen së shpejti./SYRI.net