Bie bora e parë në Kosovë

Fjollat e para të borës në Kosovë janë shënuar në bjeshkët e Junikut, apo vendin e njohur si Gropa e Erenikut. Këto reshje pritet të intensifikohen edhe gjatë javës që po hyjmë. Kështu thonë të dhënat e  Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat do të luhaten nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 3C deri në 6C, e ato maksimale nga 13C deri në 16C.

Do të fryjë erë verilindore dhe juglindore 2-7m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme do të zbres nën këto vlera./Gazetaexpress