Policia mbyll dhunshëm grevën e ish-të përndjekurve, dhunohen grevistët

Policia ka mbyllur në mënyrë të dhunshme grevën e disa ish-të përndjekurve që po zhvillohej në zonën e Komunës së Parisit.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë gjatë natës dhe kanë nxjerrë me forcë ish-të dënuarit që kishin hyrë në grevë urie në vendin ku disa vite më parë u vetëdogj Lirak Bejko.

Sipas ish-të dënuarit politikë, policia ka ndërhyrë në orën 02:00 të mëngjesit dhe i ka shoqëruar për në komisariatin numër 2. Këtu ata janë dhunuar dhe më pas nuk janë lejuar për tu futur sërish në grevën që kishte disa ditë.