Publikohet fletë rrufeja e 1972/ Ja si kërcënohej Lasgush Poradeci për një...

Publikohet një fletë rrufe që Biblioteka Kombëtare ia adresonte Lasgush Poradecit (Llazar Gushos) pse nuk dorëzonte në kohë librin në bibliotekë.

Fletë rrufeja mban datën 25.02.1972. Biblioteka i kërkon llogari shkrimtarit të madh pse nuk e dorëzon atë libër, ndërkohë që presin ta lexojnë dhjetëra e dhjetëra të tjerë.

Pse ai bëhet pengesë për përhapjen e leximit të librit dhe pse shkel disiplinën proletare.

Fletërrufeja kalon në kërcënime duke i kujtuar shkrimtarit se ai po konsumon një vepër penale e dënohet sipas Kodit penal.

Lexoni këtë fletërrufe të rrallë adresuar shkrimtarit tonë të madh.