Aktivizohet vullkani nënujor në Karaibe, ngrihet alarmi për anijet

Anijeve që lundrojnë në Karaibe u është thënë t’i shmangen një vullkani të nënujshëm pasi ai filloi të tregonte një rritje të aktivitetit sizmik.

Vullkani i quajtur Kick’em Jenny ndodhet 8 km larg Grenada-s.

Qeveria e Grenada ka shpallur një zonë prej 5 km rreth vullkanit pasi alarmi shkoi në ngjyrë portokalli, ç’ka nënkupton se një shpërthim mund të ndodhë brenda 24 orëve.

Sizmologët thanë se nuk kishte ndonjë rrezik eminent për rajonin.

Prof. Richard Robertson nga SRC në Trinidad tha se nuk kishte arsye të besohej se aktiviteti sizmik do të gjeneronte në një tsunami.

Ai shpjegoi se ndërsa shpërthimido të ndodhte, ndoshta nuk do të sillte materiale sa për të zhvendosur sasi të mëdha uji. Por ai i paralajmëroi operatorët detarë që të qëndronin larg zonës së rrethuar pasi një rritje e gazrave mund të reduktonte forcën lëvizëze të anijeve.

Vullkani ka ndodhur në rrugën detare nga St. Vincent në Grenada.

Kick’em Jenny, që ngrihet rreth 1.3 km sipër sipërfaqes së det mbi një shpat të pjerrrët të kreshtës së Antileve, është një nga vullkanët më aktivë në Karaibet lindore.

Ai ka shpërthyer të paktën dhjetë herë që nga shpërthimi i parë i regjistruar në vitin 1939 por nuk dihet të ketë shkaktuar vdekje.

Në vitin 1939 , kur shpërtheu, nga sipërfaqja e detit u ngrit një re hiri prej 270 m./SYRI.NET