Çfarë po ndodh kështu?! Mero Baze, e katandis Ramën të qajë…

Nëse ka sot një njeri që i gjendet pranë Edi Ramës, sa herë i plas ndonjë skandal në oborr ai është gazetari dhe botuesi Mero Baze. Të dy e pranojnë në rrethet e ngushta (Baze, edhe publikisht) se tashmë janë një çift i pandashëm. Kur nuk gjendet koha që të takohen fizikisht për të përpiluar strategjinë e radhës propagandistike pas çdo skandali të madh, telefonatat nuk pushojnë.

Baze si një mjeshtër i vjetër i manipulimit të shkruar përdor një teknologji tjetër, nga ajo e shërbëtorëve dhe këshilltarëve mediatik të Ramës. Ai asnjëherë nuk hidhet hapur të mbrojë Ramën, nëse i plas ndonjë bombë kur nuk e pret. Ajo që bën ky “mefistofel” i medias shqiptare është ushqimi i një tjetër “skandali” në terrenin e denoncuesve dhe demaskuesve të Edi Ramës, me qëllimin për të sfumuar dhe hedhur sa më shumë mjegull.

Këtë teknologji po përdor aktualisht, edhe me çështjen “Kokaina e Maminasit”. Së bashku me Edi Ramën, po bombardojnë opinionin publik me një skenar sa qesharak aq edhe të ndyrë, për një celulë spiunazhi rus, mu në selinë e partisë më antikomuniste dhe të themeluar si pro-amerikane e pro perëndimore; PD-së. Sa më shumë që kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, themeluesi i saj Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të opozitës nxjerrin fakte për implikim të njerëzve afër kryeministrit në këtë linjë gjigante të trafikimit miliardësh të kokainës, aq më shumë tymuese hidhen nga krahu tjetër.

Këtë teknologji të Bazes e huazon here edhe vetë Edi Rama, në mënyrën më imorale duke futur në lojë, edhe familjen. Kështu pak kohë më parë, ndërsa Rudina Xhunga e pyeste për,  “bombën e kanabisimit të vendit”, dhe se denoncimet e opozitës dhe specifikisht të Sali Berishës dolën të vërteta, ai ndryshoi si një aktor i lindur mimikën; bëri të revoltuarin, pastaj të përvuajturin me lot në sy dhe në vend që ti përgjigjej pyetjes, nisi të tregonte një histori traumatike, me djalin e vet të madh Gregorin.

Të njëjtën teknologji përdori edhe dy ditë më parë në emisionin e Eni Vasilit, kur i duhej të shpjegonte përveç kanabisimit të vendit edhe çështjen e “kokainës së Maminasit” dhe denoncimeve, që bën paraardhësi i tij Berisha për këtë çështje.

Si me komandë mbushi sytë me lot dhe pasi morri pamjen e një të revoltuari që e kanë prekur aty ku as imagjinohet, nisi të tregojë sërish historinë “horror” të djalit të tij dhe se nuk ja harron kurrë Berishës atë që i ka bërë.

Por çfarë i ka bërë Sali Berisha, Edi Ramës dhe djalit të tij, sa që ai kalon deri në qarje publike?!

Le të kthehemi prapa në kohë dhe ta ndihmojmë të risjellë kujtesën, meqenëse Edi Rama sa herë që kujton atë histori shfaqet si një i “persekutuar politik” ; si një njeri që ka një traumë të madhe të cilën nuk e harron dot dhe madje, siç edhe deklaroi përpara Eni Vasilit, “prandaj jam këtu”. Pra ekzistenca e tij në politikë dhe në krye të vendit ka një motiv të fortë të tipit, “Edmond Dantes”, për tu hakmarrë për atë gjëmë që i kanë bërë në të kaluarën djalit të tij dhe atij vetë.

Në muajin tetor të vitit 2003, Mero Baze, në gazetën e tij “Tema” botoi një histori që bëri bujë të madhe në atë kohë. Ai zbuloi procesverbalin e një gjyqi brenda familjes Rama, të denjë për filma thriller me personazh kryesor “yllin në ngjitje” në politikën shqiptare, Edi Ramën. Për hir të së vërtetës Baze në atë kohë edhe pse po të ishte treguar më njerëzor mund ta kursente “armikun Rama” duke mos e botuar atë histori, si rrallëherë në karrierën e tij nuk kishte shpikur, as shpifur dhe vjell vrer siç bën zakonisht kur të vë në shënjestër, për një “grusht para”.

Ai botoi procesverbalin e plotë të gjyqit që me iniciativë e Edi Ramës u zhvillua në Tetor të vitit 2003 me objekt, divorcin me aktoren e mirënjohur Matilda Makoçi, me të cilën kishte edhe një djalë të quajtur, Gregor.

“Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore më 12.10.1987. Nga martesa i ka lindur fëmija Gregor, i dt. 1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq bashkëshortët kanë patur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë pra, në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nga kjo kohë nuk kanë patur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar që të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike, kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim. Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koincidon me periudhën e shtatzanisë”.

Nëse e lexon sot këtë procesverbal të botuar nga Baze, ka qenë gjyqtarja Eva Seiti, e cila e ka shpëtuar Edi Ramën duke mos lejuar që ai të heqë dorë nga atësi e Gregorit. Rama sot qan për traumën e fëminisë së Gregorit që ja pasja shkaktuar Sali Berisha, kujton herë pas here në kohë fushatash sesi vuajti dhe u kurua nga një sëmundje e rëndë në SHBA etj, por do të ishte interesante të imagjinonim sot sjelljen e tij, nëse gjyqtarja Seiti do të bënte atë që ai i kërkonte me këmbëngulje 15 vite më parë; mohimin e atësisë për Gregorin.

Gjithsesi detajet nga ky gjyq i turpshëm që ja uli kokën Kristaqit deri në fund të jetës së tij, falë Mero Bazes morën dhenë. Ndërkohë Edi Rama eci përpara furishëm në politikë dhe nisi betejat e tij politike. Por sa herë që ju shiste moral dhe integritet kundërshtarëve politikë, nuk kishte se si të mos i kujtohej gjyqi i famshëm i mohimit të djalit dhe akuzës së rëndë që bëri kundër babait të tij në moshë, botuar plot zell nga miku dhe këshilltari i sotëm Mero Baze.

Duket se Baze ishte treguar “profesionist”, sepse Rama nuk guxoi në atë kohë as ta përgënjeshtronte dhe as ta hidhte në gjyq. Kurse sot e përdor në mënyrën më imorale si armë kundër Berishës!

Edi Rama nëse sot i ka të vërtet ata lot, sa herë i rikthehet asaj historie, nëse vërtet është i bindur se nuk është e vërtetë, gjëja e parë që duhet të bëjë është hedhja në gjyq për shpifje e Mero Bazes edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite. Ose si kryeministër dhe politikan, të paktën të distancohet publikisht prej tij.

Por nuk e bën, sepse dihet që historia është e vërtetë, sepse ai vetë nuk ka asnjë lloj traume të shkaktuar prej saj; sepse Bazja i duhet sot më shumë se kurrë duke i shërbyer edhe me ato fakte, që e sulmonte dikur.

Nëse lotët e Ramës janë vërtet për traumën e Gregorit, ato i ka prej Mero Bazes dhe nga çfarë ka katranosur vetë në rini. Nëse (siç edhe ka më shumë gjasa) janë në funksion të teknologjisë imorale sipas së cilës përdor edhe fëmijën për të shmangur vëmendjen nga “Elefanti” i drogës dhe skandaleve të tjera, sërish i ka prej Bazes.

Shkrimi i plotë i Mero Bazes me titull: Rama; “Grigori nuk është djali im”/ Ka akuzuar gruan se ka shkuar me babain

“Unë nuk kam qenë në gjendje shëndetësore të pranueshme për të lindur fëmijë” Kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka mohuar në gjyq atësinë mbi djalin e tij Grigorin, duke akuzuar në mënyrë perverse bashkëshorten e vet. Në gjyqin e zhvilluar më 15 dhjetor 1991, Rama ka refuzuar të paguajë pension për djalin e tij (në atë kohë një-vjeçar). Ai ka fyer, në sallën e gjyqit, bashkëshorten, duke e akuzuar se ai nuk ishte fëmija i vet. “Ti ke qenë në plazh me prindërit e mi kur ke mbetur shtatzanë!” – ka qenë argumenti kryesor i Ramës kundër bashkëshortes së tij. “Unë nuk mund të rris fëmijët e të tjerëve” – ka vazhduar ai.

Rrëfimi tronditës ka dalë nga goja e një njeriu që përpiqet të citojë Biblën për ndershmërinë e tij morale. Rama është shtrënguar të bëjë akuza të tilla kundër babait si edhe bashkëshortes së vet, pasi gjykata dëshmoi se fëmija ka të njëjtin grup gjaku me të. “Atëherë e ka me Kristaqin!” – ka thënë ai dhe ka lëshuar sallën e gjyqit. Gjyqi është zhvilluar në dhjetor të vitit 1991. Kryetarja e seancës, Eva Seiti, është detyruar atëherë të ndërpresë disa herë seancën për të përballuar shpërthimet e Ramës. Në procesverbalin e gjykatës thuhet se i padituri Rama, është ftohur me bashkëshorten e vet Makoçi, sapo ka marrë vesh se ajo ka mbetur shtatzanë.

Sipas seancave paraprake që janë bërë për pajtim, është dëshmuar se paditësja është fyer rëndë deri në perversitete nga akuzat e të paditurit Rama, i cili vazhdimisht e ka akuzuar atë se ka shkuar me babain e tij, Kristaqin, pasi ai vetë nuk mund të lindte fëmijë. Ja se çfarë thuhet në procesverbalin origjinal të zbardhur: “Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore në datën 12.10.1987. Nga martesa iu ka lindur fëmija Grigor, dt.1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq dy bashkëshortët kanë pasur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë.

Në atë kohë pra në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nuk kanë pasur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim.

Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë, e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koinçidon me periudhën e shtatzanisë”. Ky procesverbal ka të bashkangjitur shënimet e stenografes gjatë seancës gjyqësore me dyer të mbyllura që është bërë për divorcin. Aty gjenden dhe deklaratat fatale të Ramës kundër babait të vet dhe bashkëshortes.