VIDEO/ Adoleshenti shqiptar mahnit Gjermaninë, dëgjojeni si këndon

Është duke u mbajtur gara e madhe e The Voice Kids në Gjermani, dhe së fundi, jurinë e kësaj gare e ka mahnitë zëri i Besim Karpuzit, që vjen nga Drenica e Kosovës.

Ai ka fituar zemrat e jurisë në audicionet e fshehura, kurse vetë juria e ka vlerësuar talentin shqiptar një këngëtar të vërtetë, duke ia vlerësuar zërin, por edhe qëndrimin e tij.

Familja e Besimit ka qenë mjaft e emocionuar përgjatë gjithë performancës së djalit të tyre, po më në fund gjithçka u shpërblye.

Për më shumë mund ta ndiqni performancën e Besimit, i cili tashmë vazhdon garën në kompeticionin e rëndësishëm të muzikës në Gjermani.