Gjykata gjobit presidentin e PSG-së, duhet të paguajë 18 milionë euro

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi është gjobitur nga një gjykatë në Egjipt me 18 milionë euro.

Sipas asaj që publikohet te “Le Parisien”, Al-Khelaifi, i cili në të njëjtën kohë është edhe president i rrjetit televiziv “BeinSports” akuzohet se ka thyer ligjin e konkurrencës në vendin afrikan.

Sipas gjykatës, kompania “BeinSports” i detyroi klientët e platformës satelitore “Nilesat” të ndërrojnë atë me një operator nga Katari, i cili ka të drejtën e transmetimit të programeve të kanaleve të rrjetit “BeinSports”.

Vlen të theksohet se më 30 janar, e njëjta gjykatë gjobiti këtë rrjet televiziv dhe presidentin e tij me një gjobë të njëjtë për të njëjtën akuzë, por me fakte të ndryshme.