'Nurija vdiq në maternitet, ç'do të bëhet me 6 vajzat e vogla që la?!'

Dhimbjes së madhe për vdekjen e motrës së tij Nuries, në maternitet, Rexhep Okës i është shtuar një dhimbje tjetër edhe më e madhe: Çfarë do të bëhet me 6 vajza të vogla, 6 deri 14 vjeç, që Nurije Poçi la pas?

Teksa familja ka hapur dyert e mortit, daja i vajzave ka ngritur shqetësimin e madh pasi vajzat jetonin në kushte ekstreme varfërie, siç edhe ka dalë në media 2-3 vite më parë e jeta e tyre sot ka marrë një kthesë edhe më të frikshme.   

Nurije Poçi nga Kukësi humbi jetën dje në maternitetin e Kukësit prej hemoragjisë së madhe. Ajo kishte tentuar abortin në shtëpi prej varfërisë së madhe.