VIDEO/ I burgosuri heq prangat nga duart dhe arratiset para hundëve të gardianëve, më pas...

Një i burgosur ka bërë një arratisje si nëpër filma, pasi arriti t’i zgjedh prangat në duar dhe t’ju ikë gardianëve.

Adirek Chompoonot është filmuar nga kamerat e sigurisë duke i zgjidhur duart në Tajlandë, dhe më pas arratiset përmes një porte me shufra të metalta. Pasi iu vënë pas, policia e qëlluan për vdekje.

36-vjeçari po transferohej për në gjykatë në provincën Nana, kur arriti t’i liroj duar dhe t’ju ikë gardianëve. Por, është interesant se ai arratisjen e realizoi para hundëve të tyre.

Sipas policisë ai kishte arritur të vjedh një veturë të tipit Mazda dhe pasi i ishin vënë pas policia, ata e kishin qëlluar për vdekje.

Zëdhënësi i policisë Utai Wongkhamsaen, ka njoftuar se ka filluar hetimet mbi faktin se si ka arritur t’i heq prangat nga duart.