Këto janë lodrat dhe objektet më të rrezikshme që nuk duhet të lini kurrë pranë fëmijës, mund të shkaktojnë asfiksi

Duke eksploruar botën e mrekullueshme që i rrethon, fëmijët shpesh fusin trupa të huaj në trupin e tyre në mënyrat më të çuditshme të mundshme. “National Electronic Injury Surveillance System” ose shkur NEISS dekumenton të gjitha rastet e njerëzve me trupa të huaj që paraqiten në spital. Ata kanë informacion se çfarë me saktësi fëmijët fusin në trupat e tyre, si dhe ku i fusin ato. Ata sapo kanë lëshuar raportin me rastet e dekumentuara të vitit 2016 për personat e paraqitur më trupa të huaj nën moshën 18 vjeç. Në këto raste bie në sy një fëmij 23 muajsh që futi furçën e dhëmbëve në vesh, apo një 5 vjeçar të cilit i ngeci një korrektor në hundë, gjithashtu ishte dhe rasti i një fëmijë 20 muajsh i cili vulosi surin e tij me ngjitës të lëngshëm. Por rastet më të shpeshta deri tani janë ato të gëlltitjes së trupave të huaj.

Cilat janë objektet që gëlltiten më shpesh nga fëmijët? Nga të dhënat që disponon NEISS prindërit duhet të bëjnë më shumë kujdes nga monellat dhe bateritë, por gjithashtu disa fëmijë kan gëlltitur kapakët e stilolapsave dhe orendi të vola për zbukurimin e tavolinës. Ndaj prindërit duhet të trgojnë kujdes të mos i lënë këto objekte të vogla aty ku fëmijët mund ti arrinë.

Po fëmijët më të mëdhenj? Do të dëshironim shumë tju thonim se situata përmirësohet kur fëmijët rriten, por nuk ndodh kështu! Sigurisht që ka shumë më pak mundësi që një fëmij 10 vjeçar të gëlltisë një monell. Por të dhënat nga NEISS trgojnë se fëmijët kanë po aq mundësi për të gëlltitur një monell si në moshën 4 vjeç dhe në moshën 4 muajsh . Monedha mbetet kërcenimi kryesor për këto grupmosha , ndërsa vendin e baterisë e zënë bizhuteritë . Vathët zënë vendin e dytë pas monellave si objektet që gëlltiten më shpesh nga fëmijët e grupmoshës 3-5 vjeçare./Burimi ''www.përnënat.al"