Drogë, alkol dhe seks publik, ja shthurja e adoleshentëve

Policia ka arritur të arrestojë disa adoleshtentë të dehur dhe të droguar në plazhin e Floridas. Seks në publik, drogë dhe alkol, kështu shfrenohen studentët e një kolegji të cilët po festonin javën e parë të pranverës në plazhet e Floridas.

Policia ka arritur të arrestojë disa prej tyre, por në momentin e marrjes në pyetje shumë nga të rinjtë nuk mbanin mend asgjë dhe kishin dhimbje koke.

Sipas policisë shfrenimi i të rinjve në këtë mënyrë është masivuar duke u kthyer në një shqetësim serioz për komunitetin.