Kur do të arrestohen peshqit e mëdhenj? Ja përgjigjia e Edi Ramës...

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, është pyetur mbrëmjen e sotme lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu, për kapjen e “peshqve të mëdhenj’.

 “Peshqit e politikës, këta që ka parsysh ccdo shqiptar dhe i ka parasysh shumë mirë edhe kush janë edhe pse s’kapen, do i kapi drejtësia.

Shumë njerëz më shkruajnë ccdo ditë, pse si fut në burg, e kuptoj padurimin, mllefin, por një gjë nuk e di, këta njerëz se kuptojnë që drejtësia të shkojë deri te politika e përfshirë në krim apo korrupsion duhet të jetë në sistem.

I kemi dhënë shumë kredite të merituara ndërkombëtarëve, por reformën në drejtësi e kerkova unë ne programin e PS. Të gjitha këto janë iniciativa e nëse ju mendoni se ngrihet një sistem sa hap e mbyll syte si bëhet një lajm kazam, ky është problemi juaj.

Koha kalon e këtu do jemi, se kush jemi në raport me drejtësinë, pasurinë, xhepat, këtë sja themi dot njëri-tjetrit, do na e thonë proceset që kemi përpara. Se është një cështje që i ka ardhur radha në historinë e këtij vendi.

Unë s’mendoj se kjo bëhet duke thënë në janar do dalim për peshk, por bëhet përditë përditë, e ne po e bëjme ditë për ditë, të gjithë ata që janë të paduruar unë i kuptoj, por i them a e kuptoni cfarë po thoni?”, tha Rama.