Negociatat me Greqinë/ Ja vlerësimi që Rama ka për Presidentin Meta dhe Artur Meçollarin...

Kryeministri Edi Rama pranoi mbrëmjen e sotme se me Greqinë janë zhvilluar negociata politike, ndërsa ato teknike, ku përcaktohen metrat e kufirit detar, nuk kanë nisur ende.

Rama ka vlerësuar qëndrimin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me procesin, duke shtuar se tashmë pret që Kreu i Shtetit të japë plotfuqishmërinë për grupin negociator.

I pyetur për raportet me Presidentin Meta, Kryeministri theksoi se “pyetja më ngjan si muhabete krushqish, kur i thuhet njërës palë ç’mendim ke për krushqit, kur atav s’janë në tryezë”.

Rama tha se nuk ka asnjë synim që marrëveshja detare me Greqinë të firmoset gjatë vizitës së Kryeministrit Tsipras në Shqipëri.

Lidhur me akuzat ndaj Artur Meçollarit si ‘spiun’, Rama tha se ai është patriot dhe nuk është spiun.

Përsa i takon çështjes çame, Kryeministri theksoi se mos prisni ndonjëherë që grekët t’a pranojnë se ajo ekziston, sikundër grekëve ia kam thënë se mos prisni ndonjëherë që ne të themi se nuk ekziston.

“Kjo është çështje shqiptarësh, pavarësisht se quhet çështje çame. Ne synojmë që pasardhësve të asaj bashkësie t’i jepen ato të drejta që iu janë mohuar”, tha Rama.