Arrestohen 20 persona për pedofili në Norvegji, shumica politikanë dhe avokatë

Policia norvegjeze ka njoftuar se ka arrestuar 20 persona për pedofili, kurse 31 persona të tjerë janë nën hetime, në mesin e tyre ka dhe politikanë.

Gjatë hetimit është vërtetuar se të dyshuarit kanë abuzuar me të mitur, raporton AP.

Zëvendës shefi i policisë, Gunnar Flojstad tha se ky është rasti më i madh i abuzimit të fëmijëve në Norvegji dhe numri më i madh i të arrestuarve janë me arsimim të lartë, si avokatë dhe politikanë.

Hetimi ka filluar në vitin 2015 dhe është zhvilluar nën emrin "dhoma e errët"