FOTOLAJM/ Aktorët që po luajnë ‘teatrin’ e Ramës dhe Veliajt

Aktorët të cilët dolën kundër prishjes së teatrit kombëtar, nuk ishin ftuar sot nga kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për teatrin e ri.

Ndërkohë për disa prej aktorëve të pranishëm në këtë event, kreu i sindikatës, Kastriot Çipi i akuzoi ata se e kishin ngjyer gishtin në kekun e papjekur.

Ndërsa shton se në foto mund të shikoni ata që shkuan të bëhen fasadë e shfaqjes së Ramës, si gjithnjë pa garë e pa konkurs.