Moti ndryshon ritëm/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër dhe ditët me temperaturat

Paraditja e të martës sipas “Meteoalb”, mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit.

Ne mesditë ka një fuqizim të përkohshëm të shirave në gjithë territorin.

Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë kushtet e motit duke sjellë kthjellime në territor kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike të ditës, të cilat luhaten nga 3 në 20°C.