Hysaj vlerësohet për ndeshjen me Interin: E mbuloi shumë mirë Perisicin

U luajt dje në mbrëmje ndeshja më e rëndësishme e javës së 28-të të Serie A mes Interit dhe Napolit, që përfundoi në barazim 0-0.

Në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i krahut është komplimentuar për lojën e tij nga mediat italiane, teksa është dhe lojtari me vlerësimin më të mirë nga Napoli, me notën 7.

“E mbulon shumë mirë Perisicin, madje dhe del para shumë mirë. Rrezikon disa herë. Një lojë e mirë nga shqiptari”, shkruan “it.eurosport.com”.