FOTO/ Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet me magnitugë 4.9 ka tronditur ishullin grek të Kretës këtë të hënë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ra në orën 10:21 (ora lokale) në zonën detare, në Jug të Kretës.

Lëkundjet u ndjenë në disa zona të Kretës.

Nuk është raportuar për persona të lënduar, apo dëme materiale.