PD-LSI bashkojnë votat/ Shkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak të PS-së, ja kush e zëvendëson...

Këshilli bashkiak i Gjirokastrës shkarkoi sot kryetarin Roland Karalliu të Partisë Socialiste, ndërsa në vend të tij është votuar Mimoza Çomo, këshilltare e PD-së.

Ndryshimi i kryekëshilltarit ka ndodhur si rezultat i bashkimit të votave të këshilltarëve të PD dhe LSI-së.

Karalliu së fundmi ishte komanduar edhe drejtor i spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës ka reaguar edhe deputeti i PD-së, në këtë qark Tritan Shehu.

“Mimoza Çomo, Kryetarja e sapo zgjedhur e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës.

Një përmbysje kjo në atë Keshill Bashkiak.

Zj. Como, një personalitet në atë Bashki, një figurë që rezaton shpresë e integritet.

Një mesazh i qartë ky për ndryshimet e tjera të mundshme aty”, shkruan Tritan Shehu.