Messi ka një kërkesë për ‘yllin’ e Barçës: Mos u largo!

Messi e do Rakiticin në Barcelonë.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është duke tentuar që ta bindë Ivan Rakiticin të qëndrojë në klub pavarësisht interesimit nga Premierliga, raporton “Don Balon”.

Raportohet se Rakitici ka zgjuar interesimin e Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, që duan ta largojnë 30 vjeçarin nga “Camp Nou”.

Por, Messi do që kroati, i cili ka kontratë deri më 2021, të qëndrojë në Spanjë.