VIDEO/ Goli i Andre Silvës bën Gattuson të ‘fluturojë’

Milan ka fituar 0-1 ndaj Genoas në transfertë, vetëm pesë sekonda pa përfunduar ndeshja, me golin e portugezit Andre Silva.

Ky ishte edhe goli i parë i tij këtë sezon në Serie A, me të cilin është shumë i lumtur trajneri Gennaro Gattuso.

“Jam shumë i lumtur që Andre Silva ka shënuar golin e parë në Serie A. Është e vështirë të veshësh këtë fanellë prestigjioze, edhe më shumë kur je i ri, por ne duhet të vazhdojmë punën tonë dhe të rritemi me kohën, e të besojmë në veten tonë”, tha Gattuso pas ndeshjes.