Po, rusët janë në Tiranë/ Ja çfarë ka ndodhur dhe kur ...

Në muajin prill 2017, në kohën kur demokratët ndodheshin akoma në çadër, dhe Lulzim Basha nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga vizita e parë në Uashington, këtij të fundit i është thënë se në bazë të një informacioni që kishte ardhur, një gazetar i njohur investigativ i Nju Jork Times po punonte në një artikull investigativ kundër Bashës dhe kontakteve të tij në Uashington.

Basha kishte përmendur emrin e George Soros në fjalen e tij në çader, por nuk ishte vetëm kjo arsyeja që artikulli po lobohej nga Soros. Synimi i Soros, sipas informacionit ishte i dyfishtë: Të godiste reputacionin e Trump nëpërmjet ekspozimit të lobistëve pranë tij, dhe me këtë rast të godiste edhe një kundërshtar politik të Edi Ramës, një nga njerëzit e tij më të afërt dhe në fakt produkt të tij.

Artikulli u botua diku nga vjeshta, dhe në Shqiperi kaloi pa bujë, pasi Nju Jork Times, si gazetë e madhe dhe serioze që është, kishte përmendur jo vetëm Lulzim Bashën, por edhe Edi Ramën në artikullin e vet. Në këto rethana, duke mos patur suksesin e pritur, duket se Soros ju kthye, një mënyre më të lehtë: të siguronte botimin në një media të dorës së dytë, të financuar prej tij; të bënte skupin, dhe më pas artikulli të merrej nga mediat serioze. E njëjta skemë si me dosjen ‘Steele’. Ndërkohë që kjo është një luftë e brendshme e politikës në Uashington, pasojat e saj po ndjehen rëndë edhe në Tiranë.

Ndërkohë që kjo çështje do të marrë kohën e vet për tu sqaruar në Uashington, e më pas edhe në Tiranë, nuk mund të mos bëjë përshtypje ‘opsioni nuklear’ i Edi Ramës, për të sulmuar Bashën me kartën ruse. Rama ka qenë historikisht i kujdesshëm me rusët, dhe ngjan se sa herë ka përdorur emrin e tyre për sulm politik, e ka bërë me leje. Gjithsesi, karta ruse, është një lojë e rëndë, që dihet si fillohet, por nuk dihet si përfundon.

Mund të ketë disa skenarë apo arsye se pse Rama u detyrua të përdorte ‘opsionin nuklear- (që do të thotë, opsionin e fundit në kushtet e nevojës jetike). Opozita përmend Saimir Tahirin, dhe përpjektjet e Ramës për t’ia mbyllur çështjen. Dikush tjetër përmend 180 milionë drogë të kapur në Durrës para pak ditësh.

Por meqë jemi tek ruset, le të mos harrojme një histori spiunazhi, që deri sa doli ‘karta ruse’ ishte lajm i parë: Artur Mecollari, një kolonel i liruar nga Forcat e Armatosura për shkak të dyshimeve si informator i shërbimeve armike të NATO-s, ishte anëtar i grupit negociator me grekët për përcaktimin e kufirit detar.

Ndërkohë që lajmi u përqendrua tek Meçollari dhe marrëveshja me Greqinë, problemi real në këtë histori nuk është as ai dhe as kufiri detar. Problemi real është raporti i Shqipërisë me NATO-n dhe Rusinë. Dhe nyja nevralgjike është certifikata e tij e sigurisë. Qeveria në përpjekje per tu mbrojtur, nxori argumentin se Muçollari eshte i paster pasi ka certifikatë sigurie të NATO-s ‘Tepër Sekret’, duke theksuar që këtë certifikatë e ka leshuar NATO, dhe Muçollari është OK.

Certifikata e sigurisë lëshohet gjithmonë nga autoriteti kompetent kombëtar i vendit anëtar, në këtë rast DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar). Për aksesin në informacionin e klasifikuar vendor, lëshohet certifikatë e brendeshme sigurie në katër nivele, ku niveli më i lartë është ai ‘Tepër Sekret’. Për aksesin nga zyrtarët shqiptare, ushtarakë dhe civile, të informacionit të klasifikuar që ka si burim apo shpërndahet nga NATO apo vendet anëtare, DSIK, si institucion kompetent lëshon certifikatën e sigurisë së NATO-s, ku niveli më i lartë është ‘NATO COSMIC Top Secret’. Muçollari ka një certifikate të tillë. Ajo cfare ka ndodhur ësjyë kjo: Mucollari sipas burime pranë përfaqesuesve të opozitës në “Komisionin e Sigurisë” thonë se “SHIU” e liroi Muçollarin pasi takonte ushtarak rus dhe kinez, kur e kishte të ndaluar kadegorikisht me ligj dhe jo vetëm, dhe është liruar nga FA pa zhurmë e bujë. Me ardhjen në pushtet të qeverisë socialiste, Ministria e Mbrojtjes e ka rikthyer në punë, i ka dhënë një funksion të rëndësishëm, dhe së fundi qeveria e Edi Ramës e ka caktuar negociator. Për shkak të funksionit të tij, DSIK e ka pajisur me certifikatë sigurie të nivelit më të lartë dhe i ka dhënë akses në informacionin tepër sekret të NATO-s.

Që DSIK të pajiste atë me certifikatë sigurie, Muçollari duhej të plotësonte një formular voluminoz dhe të paraqiste pranë DSIK. Kjo e fundit, dosjen ja ka kaluar Shërbimit Sekret Ushtarak, e cila i ka bërë vettingun dhe e ka nxjerrë të pastër, duke i mundësuar certifikimin e tij. Kjo, në një kohë kur, Muçollari është liruar pikërisht për shkak të kërkesës së Shërbimit Sekret Ushtarak për lirimin e tij. Pra, qeveria shqiptare, një spiun të liruar nga puna, e ka rimarrë në punë dhe i ka vënë në dorë informacionet sekrete të NATO-s.

Spiuni është i rusëve.

Problemi është i NATO-s dhe ShBA-ve. Shkaktari është Edi Rama. Qeveria merret me kontraten e Bashës. Por NATO dhe SHBA kanë një problem tepër të madh me Shqipërinë. Nuk është as Muçollari, as certifikata e tij. Eshte sistemi i certifikimit, inteligjencës dhe mbrojtjes, me gjasë i infiltruar deri në palcë, dhe kjo tashmë tashmë është publike.

‘Opsioni nuklear’ i Ramës kërkon të mbulojë këtë skandal me përmasa të mëdha me ‘aferën ruse’ të Bashës.