'Njoftimi imediat’ president Trump: Me kë të merrem më parë, me këlyshët që ka pjellë ‘Mother Russia’ apo...

 Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka sulmuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Me anë të një shënimi në Facebook, Strazimiri shprehet se ka një "kërkesë urgjente" për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili sipas tij, duhet të sjellë në Shqipëri një njeri që të përfaqësojë administratën.

STATUSI I PLOTË

“For IMMEDIATE RELEASE!

To: H.E. Mr. Donald TRUMP,

PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA

Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë:

– me këlyshët që ka pjellë “Mother Russia” këtu që në 1941 kundër meje, apo

– me ata që importon, paguan apo shfrytëzon “internacionalizmi proletar” përmes “Mother Jones” kundër teje..”, shkruan Strazimiri në rrjetin social.